Zyrtare, Timothy Weah firmos me Juventusin për pesë sezone

01/07/2023 16:05

Timothy Weah është bërë zyrtarisht lojtar i Juventusit.

Lajmin e kalimit të sulmuesit të Lille te “Zonja e Vjetër” e ka bërë publik vetë klubi italian në faqen zyrtare. 23-vjeçari do të luajë në Itali për herë të parë në karrierën e tij, ndërsa ka firmosur me “bardhezinjtë” deri në vitin 2028-të.

Megjithatë, ai nuk do të jetë Weah i parë që do të luajë në Serie A. Babai i Timothy, George është ish-sulmues i Milanit, me karrierën e tij që filloi në vitet 80’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA