Pas asaj të Azerbajxhanit, këtë të shtunë në Austri, do të zhvillohet gara e dytë Sprint e sezonit në Formula 1.
. Nga provat, rezultoi se ashtu si në garën e së dielës, edhe në garën Sprint Max Verstappen do të niset nga vendi i parë.
Piloti holandez ia doli të garantojë “Pole Position” me shumë pak diferencë nga ndjekësi i tij më i afërt, shoku i skuadrës Sergio Perez. Vendi i tretë për Lando Norris me McLaren, ndërsa nuk mundi të përsëriste veten, Charles Leclerc.
Piloti monegask ndryshe nga provat zyrtare që i mbylli në vend të dytë, këtë herë nuk shkoi më shumë se vendi i gjashtë duke mbetur pas Hulkenberg që niset nga vendi i katërt dhe pas Carlos Sainz që niset nga vendi i pestë.
Në dhjetëshen e parë ka vend për Alonson që niset i shtati, Stroll, Ocon dhe Magnussen. Ndërkohë, një zhgënjim total në radhët e Mercedes që nuk mundën të bënin një paraqitjet dinjitoze me George Russell që do të niset nga vendi i 15-të ndërsa Lewis Hamilton që u eliminua që në sesionin e parë do të niset nga vendi i 18-të./Supersport
Top Channel