Përplasja në Këshill mes avokatit të Ballukut dhe kreut të SPAK. USB-ja me 16 mijë faqe prova, kushti që duhet të plotësojnë deputetët Bukuritë natyrore janë të pafundme në Shqipëri.
Nëse jeni të apasionuar pas turizmit malor, çiklizmit, ngjitjeve mbi shkëmbinj apo adhurues të kampingut, liqeni i Bovillës, i gjendur 14 km larg Tiranës është destinacioni perfekt. Zona përreth Bovillës ka një bukuri mahnitëse dhe vitet e fundit është kthyer në një atraksion turistik për shumë vizitorë shqiptarë e të huaj të apasionuar pas natyrës .
“Na pëlqen Shqipëria shumë, është si një thesar i pazbuluar”.
“Ishte një zgjedhje rastësore, nuk kisha qenë në këtë anë të botës, e po më pëlqen shumë”
“Është hera ë parë që vijmë, nuk dinim shumë për Shqiperinë dhë duam të mësojmë më shumë për të e vendet këtu”, janë disa nga komentet e turistëve.
Udhërrëfyesit e guidave turistike shprehen se për çdo të huaj që vjen në Shqipëri, Liqeni i Bovillës është një ndër vendet kryesore qe sugjerohet për tu vizituar!
“Liqeni i Bovilles është në listën tonë të guidës për të sjellë turistët sepse është një vend shumë i bukur, është unik në llojin e tij le të themi sepse ka malet përreth dhe ujë të kristaltë. Eshtë një destinacion shumë i bukur për ta parë turistët që vijnë për të vizituar Shqiperinë, dhe ata e shijojnë vërtet natyrën”, shprehet udhërëfyesi i guidës turistike.
Liqeni i Bovillës është ujëmbledhësi më i madh i rrethit të Tiranës. Liqeni rrethohet nga një kurorë malesh, si malet e Brarit dhe ai i Gamtit. Rruga që të con këtu është e gjitha e asfaltuar përveç një segment rural por të kalueshem edhe për makinat e vogla.
Top Channel