I pyetur se përse trajnerët francezë nuk janë aq popullorë në ligat kryesore të Europës, tekniku i kombëtares së Francës, Didier Deschamps shprehet se kjo vjen për shkak se ata nuk flasin gjuhë të huaja.
Sipas Deschamps, trajnerët francezë janë mjaftueshëm të aftë në profesionin e tyre, por nuk marrin përsipër të dalin jashtë vendit për shkak të gjuhës pasi komunikimi është thelbësor për pofesionin e trajnerit.
“Trajnerët francezë janë të nënvlerësuar për disa arsye të ndryshme. Në Francë kemi shumë trajnerë të huaj, por kemi edhe shumë vendas të cilët janë të papunë. Kolegët e huaj që vijnë në Francë janë të shoqëruar nga një staf i madh ndërsa e kundërta ndodh me francezët. Kemi edhe një tjetër problem dhe që lidhet me gjuhët e huaja.
Nuk jemi mjaftueshëm të zotë në këtë aspekt dhe ky është një defekt për këtë zanat. Në Francë një trajner të huaj e lejojnë dhe nuk e detyrojnë të flasë në frengjisht, por kjo nuk ndodh në Spanjë, Itali apo Angli. Nëse nuk flet gjuhën e vendit ku punon atëherë as nuk të marrin në konsideratë, ky është të paktën përfundimi që kam dalë nga eksperienca ime”, u shpreh Deschamps./SuperSport
Top Channel