Shiste lëndë narkotike në plazhin e Golemit, vihet në pranga 18-vjeçari nga Korça
01/07/2023 10:16
Një 18-vjeçar është vënë në pranga pasi u kap duke shitur lëndë narkotike në lokalet e plazhit të Golemit.
Gjatë kontrollit fizik të riut nga Korça iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi të lëndëve narkotike kokainë, kannabis sativa dhe ekstazi, të ndara në doza të gatshme për shitje, dhe një shumë dollarësh e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel