“Në dhjetë vite vetëm dy trajnerë”, CEO i Cityt zbulon suksesin: E kemi luksin të mos firmosim Rice

01/07/2023 08:55

Manchester City provoi deri në fund për të firmosur me Declan Rice një nga premtimet më të mëdha të futbollit britanik.

Por, këmbëngulja e West Ham klubit që zotëron kartonin e mesfushorit për të përfituar minumi 105 milionë paund nga shitja e lojtarit, bëri që “The Citizens” të tërhiqen dhe t’i hapin krahun Arsenalit që nga ana e saj është shumë pranë përfundimit të marrëveshjes për Rice.

Në lidhje me transferimin e mbetur në tentativë nga City, foli për herë të parë CEO i “Qytetarëve”, Ferran Soriano i cili theksoi se tashmë klubi nuk më nevojën për të shpenzuar shifra marramendëse dhe se lëvizjet në merkato duhet të jenë të mirëenduara dhe strategjike.

“Nëse kthehemi në fillimin e projektit me Cityn, atëherë po që në atë periudhë na u desh të bënin shumë ndryshime dhe lëvizje në merkato, skuadra kishte nevojë të përmirësohej. Por, në pesë vitet e fundit strategjia ka ndryshuar dhe në merkato bëjmë vetëm lëvizje të janë të mirëmenduara.

Nuk jemi ne klubi që ka shpenzuar më shumë në vitin e fundit apo edhe në trevjeçarin e fundit. Tani kemi një platformë dhe respektojmë një kohë të caktuar për të investuar. Tani jemi në një situatë ku nëse nuk na pëlqen një marrëveshje që na ofrohet, e lëmë dhe nuk na vjen keq.

City ka projekt, në dhjetë vitet e fundit kemi pasur vetëm dy trajnerë. Manuel Pellegrini dhe Pep Guardiola. Gjithashtu, në këto vite klubi ka pasur vetëm një drejtor sportiv, Txiki Begiristian. Suksesi vjen nëse ke vazhdimësi dhe nëse nuk të kap paniku në ditët e vështira.

Ka pasur raste kur pasi kemi humbur ndeshje të rëndësishme, mëngjesi tjetër ka qenë si një vaki. Por, në ato çaste e kupton se nuk është koha për të marrë vendime, por për të vazhduar përpara. Kjo është një nga arsyet pse tashmë skuadra ka shumë sukses”, u shpreh Soriano. /supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA