Kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez zhvilloi një vizitë zyrtare në Ukrainë, ku u takua me presidentin Volodymyr Zelensky, i cili hodhi akuza ndaj aleatë ve të vendeve perëndimore.
Zelensky akuzoi të shtunën disa partnerët perëndimorë për zvarritjen e panit për të trajnuar pilotët e Kievit për të fluturuar me avionë luftarakë.
“Ne ramë dakord dhe koalicioni i vendeve që janë gati të fillojnë stërvitjen për pilotët ukrainas, por nuk ka një orar të misioneve stërvitore. Besoj se disa partnerë e zvarritin. Pse e bëjnë këtë? Nuk e di”, tha Volodymyr Zelensky.
Gjatë konferencës së përbashkët kryeministri spanjoll deklaroi se do të vijojnë të mbështesin Ukrainën pa marrë parasysh çmimin, ndërsa premtoi 55 milionë euro shtesë për të ndihmuar vendin e shkatërruar nga lufta përfshirë më shumë tanke leopard.
“Ne do të mbështesim Ukrainën pa marrë parasysh çmimin për të paguar, se ne do të jemi me ju në arritjen e aspiratave tuaja për të qenë një vend i lirë dhe sovran që vendos vetë fatin e tij si anëtar i familjes evropiane. Procesi për t’u bërë anëtar i Bashkimit Evropian na dha mësime të rëndësishme. Një prej tyre është se ndërmarrja e reformave ka një vlerë në vetvete”, tha ai.
Për sa i përket kërkesës për tu anëtarësuar në Bashkimin Europian lideri spanjoll shtoi se Komisioni Evropian ka lëshuar së fundmi një vlerësim të ndërmjetëm mbi statusin e kandidaturës së Ukrainës, dhe se është një raport pozitiv dhe tregon përparim të rëndësishëm.
Vizita e tij vjen gjithashtu përpara një samiti kyç të NATO-s në Vilnius këtë muaj që pritet të përcaktojë marrëdhëniet e ardhshme midis Ukrainës dhe bllokut ushtarak perëndimor.
Top Channel