Java e kulturës spanjolle u hap me koncertin e Enrique Iglesias.
Këngëtari latin me famë botërore erdhi për herë të parë në Shqipëri ku fansat e ekzaltuar mbushën sheshin Skënderbej dhe shijuan mbrëmjen duke kërcyer nen tingujt e disa prej hiteve më të famshme të Iglesias.
Enrique Iglesias dhuroi një mbrëmje të paharrueshme për fansat e tij me një koncert që ndezi sheshin Skenderbej deri ne mesnatë.
Teksa këndonte hitet e tij më të famshme, Iglesias emocionoi fansat e tij shqiptar duke bërë dhe simbolin e shqiponjës.
Entuziazmi për koncertin e këngëtarit latin nisi që në momentin që u njoftua për ardhjen e tij për herë të parë në Tiranë.
Por emocionet që dhurojnë këngëtarët e mëdhenj botëror do të vijojnë edhe në korrik, pasi do të jetë Ricky Martin ai që do të mbajë koncert në vendin tonë.
Top Channel