Mbi 3 mijë e 60 bimë kanabisi janë zbuluar në territoret e fshatrave Gjonpepaj dhe Curraj i Epërm në Tropojë.

Në fshatin Gjonpepaj, janë gjetur 3543 bimë, ndërsa në   Curraj i Epërm, janë gjetur të kultivuara 116 bimë narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan.

Policia ka vënë nën hetim 2 inspektorë mjedisi të këtyre zonave, A. Q. dhe Gj. P., të dyshuar për moskallëzim të krimit dhe për shpërdorim të detyrës.

Ditën e djeshme, në fshatin Gjonpepaj, u asgjësuan 297 bimë narkotike cannabis sativa, si dhe u procedua penalisht kryetari i këtij fshati.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA