Parku arkeologjik i Apollonisë është shndërruar një destinacion i preferuar jo vetëm për vendasit por edhe për turistët e huaj.
Edhe pse jemi në stinën e verës dhe shumica i drejtohen plazheve në parkun e aplogjisë gjen gjithmonë vizitorë
“Unë jam nga Spanja , vij për herë të parë këtu. Më pëlqen Shqipëria, më pëlqen Apollonia”.
“Unë quhem Natali. Unë vij nga Moldavia. Jetoj në Vlorë prej 3 vitesh. Punoj për një agjenci turistike. Më pëlqen Shqipëria .Bukuritë e saj ia kam treguar edhe miqve të mi. Pasi shumë prej tyre nuk e njohin Shqipërinë, madje ka pasur opinione dhe përshtypje për një vend jo të sigurt, por është e kundërta”- shprehen turistët.
Drejtoresha e Parkut arkeologjik të Apollonisë thotë se numri i vizitorëve është rritur ndjeshëm.
“Këtë vit ka pasur rritje të dukshme me mbi 30%. Vizitorët janë vendas dhe të huaj për akticitete të shtuma”- shprehet Ornela Durmishaj.
Gjatë gjithë vitit në park zhvillohen aktivitete të shumta të cilët kanë tërhequr edhe më shumë vizitorët.
Top Channel