Von der Leyen reagon ndaj akuzave të Orbán se ‘BE është në prag të falimentimit’ (foto-video)

30/06/2023 19:16

Kryetarja e KE, Ursula von der Leyen ka tentuar të përgjigjet ndaj akuzave të mëparshme të kryeministrit hungarez Viktor Orbán, i cili tha se BE “është e falimentuar ose në prag të falimentimit”, që kishte publikuar më herët në rrjetet sociale.

Një ditë më parë në komentet e tij Orbán ngrite akuzat se “paratë që BE do të shpenzonte në 5 vitet e ardhshme janë zhdukur që tani”.

“Të gjithë kanë një pyetje në Bruksel: ku janë paratë?” pyet Orbán në videon e postuar në rrjetet sociale pak para samitit.

Ai shtonte se Komisioni kishte propozuar amendime në buxhetin e BE, sipas tij “duke kërkuar miliarda euro më shumë kontribute nga vendet anëtare”.

Kryeministri tha më tej se kjo “mund të çojë bashkimin evropian në prag të falimentimit”.

Ai shtonte se vendeve anëtare po u kërkohej të paguanin dhe €50 miliardë për buxhetin “për t’ia dhënë Ukrainës, në një kohë që nuk duhet ku janë paratë që ishin kontribuar më parë”, duke shtuar se paratë që kërkohen janë për të mbuluar interesat e huave të mëparshme të BE.

“Këto janë hua nga të cilat Polonia e Hungaria nuk kanë marrë asnjë cent”, tha ai.


E pyetur për komentin, von der Leyen bëri të qartë se Orbán nuk e ngriti këtë çështje kur ata ishin takuar në samit.

Ajo shtoi se sikur të ishte pyetur do të përgjigjej se “të gjithë e shikojnë se BE është e fortë dhe e lulëzuar, si dhe kemi një sistem transparent kontrollesh dhe llogarish: kemi Gjykatën e Auditorit, Parlamentin, Këshillin e BE dhe të tjera.”

“Ne mbështesim fuqimisht parimin e rendit ligjor, kryesisht për të luftuar korrupsionin, transparencën në institucionet tona”, shtoi ajo.

Më herët Von der Leyen ka thënë se lufta në Ukrainë i ka kushtuar bllokut €30 miliardë nga rezervat e buxhetit, ndërsa për periudhën financiare deri në 2027 “do të diskutohet në nivel ministrash të financave”.

FOTO GALERI
2/3
E pyetur për komentin, von der Leyen bëri të qartë se Orbán nuk e ngriti këtë çështje kur ata ishin takuar në samit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA