Protestuesit bastisin ambasadën suedeze në Irak, djegin flamurë LGBT pas djegies demonstrative librit musliman në Sokholm (fotot)

30/06/2023 15:32

Dhjetra protestues në Irak kanë sulmuar sot ambasadën suedeze në Bagdad pas aktit demonstrativ të nxitjes së urrejtjes me djegien e paralajmëruar të Kuranit në kryeqytetin Stockholm.

Video nga vendngjarja tregojnë turmën e zemëruar që thyen portën e hekurt të ambasadës dhe hyn brenda impjantit me zemërim.

Zhvillimi vjen pasi shumë vende muslimane kanë dënuar qeverinë suedeze që lejoi me ndërgjegjie djegien e librit të shenjtë musliman të mërkurën, ditën e Kurban Bajramit dhe të pelegrinazhit të përvitshëm të Haxhit në Mekë.

Nën prezencën e gjerë të policisë dhe të rreth 100 spektatorëve provokatori Salwan Momika, iraken i larguar drejt Suedisë disa vjet më parë, dogji dhe shkeli Kuranin në Stokholm.

Turqia, Arabia Saudite, Irani, Maroku, apo Emiratet e Bashkuara Arabe dënuan rende aktin, ndërsa SHBA e quajti ‘të parespektshme dhe lënduese’.

Sot në Irak pamjet tregonin protestuesit që kapërcenin muret dhe derën e ambasadës suedeze, duke brohoritur dhe valëvitur flamurë.

Protestuesit bënin thirrje për largimin e ambasadorit suedez nga vendi, siç kanë bërë disa vende të tjera muslimane pas shfaqjes provokuese të mërkurën në Stockholm.

Demonstruesit të udhëhequr nga lideri fetar Moqtada Sadr, qëndruan rreth 20 minuta brenda ambasadës para se të largoheshin.

Ata dogjën gjithashtu flamurë që përfaqësojnë komunitetin LGBTQ pasi kleriku sugjeroi se kjo do të ishte një përgjigje e merituar ndaj provokimit suedez.

Protestuesi Hussein Ali Zeidan, 32 vjeç, tha për rrjetin AFP se erdhi për të mbrojtur librin fisnik të Kuranit dhe kërkonte heqjen e qytetarisë së autorit të aktit Momika, i cili tha se po e bentë aktin “për të theksuar lirinë e shprehjes”.

FOTO GALERI
2/9
Video nga vendngjarja tregojnë turmën e zemëruar që thyen portën e hekurt të ambasadës dhe hyn brenda impjantit me zemërim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA