OKB i jep fund misionit paqeruajtës në Mali prej aleancës me Rusinë (fotot)

30/06/2023 18:36

Këshilli i Sigurimit të OKB votoi sot për t’i dhënë fund misioni 10-vjeçar paqeruajtës në Mali, ku junta ushtarake në pushtet kishte nxitur largimin e trupave prej aleancës me Rusinë, shkruan rrjeti AFP.

“Me keqardhje njoftojmë vendimin e qeverisë së përkohshme për të braktisur misionin e OKB, Minusma dhe dëmet që mund të sjellë kjo për popullin në Mali,” tha diplomati amerikan Jeffrey DeLaurentis në Këshillin e Sigurimit.

Ai shtoi se SHBA votoi për rezolutën pasi është dakord me kushtet kohore të misionit.

Zhvillimi vjen teksa sipas OKB junta ushtarake në pushet në Mali kërkoi largimin e trupave prej anësisë së saj me Rusinë.

Misioni paqeruajtës i nisur në vitin 2013 për të parandaluar një mësymje xhihadiste, do të nisë menjëherë reduktimin gradual dhe mbylljen.

Zhvillimi vjen një javë pasi ministri i jashtëm i vendit Abdoulaye Diop habiti Këshillin e Sigurimit, duke thënë se misioni ishte ‘një dështim’ dhe kërkoi mbylljen e tij të menjëhershme.

Lidhjet e Mali-t me OKB janë përkeqësuar ndjeshëm prej ardhjes në pushtet të ushtrisë në vend në vitin 2020 teksa vendi ka ndërprerë dhe bashkëpunimin me ish-fuqinë koloniale Francën.

FOTO GALERI
2/3
Misioni paqeruajtës i nisur në vitin 2013 për të parandaluar një mësymje xhihadiste, do të nisë menjëherë reduktimin gradual dhe mbylljen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA