Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit si Noizy, i ftuar sonte në “Më lër të flas”, foli për këngët e reja dhe tregoi lidhjen mes teksteve dhe jetës private.
“Iu luta Zotit m’i largo armiqtë, më largoi miqtë”, thotë artisti në një prej këngëve të tij. I pyetur nga Romeo dhe Donald Veshaj, Noizy pohoi se ka humbur shumë miq.
Noizy: Nëse nuk humb miq, nuk je rritur si person
Donaldi: Ke humbur miq?
Noizy: Po patjetër, të gjithë këtu besoj. Miqtë nuk i humb në fëmijëri, kur shoqëria është pa interes. Edhe kur dashuron për herë të parë, në adoleshencë, nuk ka interes, nuk sheh lekë, as sa i fortë je, sepse do pa asnjë interes.
Noizy: Ky është dhe teksti i këngës, “iu luta Zotit m’i largo armiqtë, më largoi miqtë. Papritur fillova të humbisja miqtë një nga një.
Romeo: Të gjithë i kishe armiq?
Noizy: Jo të gjithë
Një pjesë e madhe e gjërave sillen rreth interesit, u shpreh më tej këngëtari.
“Unë në moshën 36 vjeç sa jam sot, nuk mund të kem shokë të rinj, dhe nëse do të kem një shok të ri do të jetë një shoqëri ku na bashkon interesi, na bashkon puna. Por kjo nuk do të thotë që është shoqëri e keqe. Nuk do të thotë që interesi është i keq, interesi është i përbashkët, mund të gjesh gjëra pozitive”.
Top Channel