
24/02 23:02
Një sulm i forcave ruse në një shkollë në Donetsk ka lënë të vrarë dy anëtarë të stafit dhe 6 të tjerë mbetën të plagosur.
Lajmi u konfirmua nga zyra e prokurorit të rajonit, e cila përmes një deklarate theksoi se:“Okupatorët sulmuan një shkollë në rrethin Pokrovsky – një hetim është nisur për vdekjen e dy dhe plagosjen e gjashtë punonjësve.”
Një mësues 56-vjeçar i shkollës fillore dhe një kryellogaritar 44-vjeçar u vranë, sqaron zyra e prokurorit të Donetsk.
“Një pjesë e objektit të shkollës u shkatërrua, klasa, zyra dhe ambiente të tjera u thyen, mobiljet dhe mjetet shkollore u thyen”, shton ai.
Top Channel