Pas dy vitesh pjesë e Kukësit, këtë verë Shqiprim Taipi vendosi të mbyllë aventurën me verilindorët.
Mesfushori nuk ka humbur kohë dhe sipas burimeve të SuperSport ka gjetur menjëherë skuadrën e re.
26-vjeçari do ta vijojë karrerën në Kazakistan te skuadra e Kaspij Aktau. Kampionati kazak është në aktivitet e sipër teksa janë zhvilluar deri më tani 15 javë. Skuadra e re e Taipit për momentin gjendet në vendin e 13-të me vetëm 10 pikë, megjithatë me merkaton e hapur, Kaspij synon të përforcohet dhe të marrë veten në klasifikim teksa Taipi cilësohet si një afrim me shumë vlera në repartin e mesfushës.
Mesfushori nuk ka humbur kohë dhe sipas burimeve të SuperSport ka gjetur menjëherë skuadrën e re.
26-vjeçari do ta vijojë karrerën në Kazakistan te skuadra e Kaspij Aktau. Kampionati kazak është në aktivitet e sipër teksa janë zhvilluar deri më tani 15 javë. Skuadra e re e Taipit për momentin gjendet në vendin e 13-të me vetëm 10 pikë, megjithatë me merkaton e hapur, Kaspij synon të përforcohet dhe të marrë veten në klasifikim teksa Taipi cilësohet si një afrim me shumë vlera në repartin e mesfushës./SuperSport
Top Channel