Tashmë me paratë e Brozovic, drejtuesit e Interit duan të kompletojnë sa më shpejt transferimin e Frattesit, në mënyrë që të shmangin ankandin me klube të tjera italiane si Roma e Milani, që janë gati të përfitojnë. /Supersport
E premtja do të jetë një ditë intensive merkatoje për Interin, që pritet të kompletojë shitjen e mesfushorit kroat Marcelo Brozovic te arabët e Al Nassr për shifrën e 23 milionë eurove, me 31-vjeçarin që do të firmosë për tre sezone në skuadrën ku luan Cristiano Ronaldo.
Por nuk përfundon me kaq, pasi drejtuesit e Interit dhe ata të Sassuolos kanë planifikuar një takim në Rimini, ku me shumë gjasë do të kompletojnë edhe transferimin e Davide Frattesint te zikaltrit.
Mes palëve ka një akord paraprak për blerjen e mesfushorit për 23 milionë euro, plus kartonin e sulmuesit të talentuar Samuele Mulattieri, teksa vetë dëshira e Frattesit është ajo e transferimit në Milanon zikaltër dhe këtë e ka bërë të qartë disa herë.

Top Channel