Turkmenistani komunist inauguron qytetin e ri në nder të ish-diktatorit (fotot)

29/06/2023 19:41

Turkmenistani ka inauguruar sot qytetin e ri të Arkadag, i titulluar sipas ish-liderit autoritar të vendit President Gurbanguli Berdimukhamedov.

Ky i fundit i kaloi presidencën të birit Serdar, i cili ishte sot prezent në ceremoni.

Ish-republika sovjetike është nga vendet më autoritare dhe më të izoluara në botë.

Sot presidenti Serdar Berdimuhamedov drejtoi një seri eventesh për të shënuar inaugurimin zyrtar të qytetit të ri Arkadag i projektuar sipas zyrtarëve si një prototip për politikat e qëndrueshmërisë për kriteret moderne të ambjentit.

Të ftuara në ceremoni ishin rreth 12 delegacione të huaja nga vende miqësore, dhe sigurisht gazetarë nga perëndimi për mbulimin e eventeve të përurimit të Arkadag.

Dita nisi me prerjen e kordeles në monumentin e Ak Han, kali legjendar që zotërohej nga ish-lideri Arkadag Berdimuhamedov, gjatë kohës që ishte president i Turkmenistanit.

Presidenti Serdar Berdimuhamedov, pas ceremonisë së hapjes ftoi vizitorët të ndiqnin paradën e automjeteve me simbole ku përfaqësoheshin sipas tij organizatat që kishin nisur të punonin në qytetin e ri, duke shfaqur arritjet e qeverisë së tij.

Delegacioni turk me disa ministra që kishte ardhur në paradë prezantoi dy makina elektrike të prodhuara nga Turqia, që iu dhuruan presidentit të Turkmenistanit.

FOTO GALERI
3/5
Delegacioni turk me disa ministra që kishte ardhur në paradë prezantoi dy makina elektrike të prodhuara nga Turqia, që iu dhuruan presidentit të Turkmenistanit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA