Peruanët celebrojnë festivalin e lashtë të diellit ‘Inti Raimi’ në Cusco (fotot)

29/06/2023 19:02

Mijëra spektatorë ndiqnin sot aktorët e kërcimtarët që performonin me pasion në ceremoninë e shenjtë inkase “Inti Raimi” në qytetin peruan të Cusco në nder të “Zotit Diell”.

“Ky festival bëhet për t’i kërkuar ‘taita Inti’ (babait diell) kthimin e nxehtësisë, kthimin e zjarrit dhe të energjisë së mirë, kthimin e urimeve të mira dhe lulëzimin e popullatës,” tha për rrjetin AFP, Maria Ferro, një nga aktoret e ceremonisë së Inti Raimi.

Eventi është nga celebrimet më të rëndësishme të lashta fetare, që më parë kryhej në rreth 15 ditë të mbushura me rituale vallëzimesh e sakrificash.

Ceremonia e fundit e këtij lloji e popullsisë inkase besohet se është bërë në 1535; një vit para mbërritjes së konkuistadorëve spanjollë në 1536.

Pas pushtimit spanjoll, populli inkas vijonte të mbante fshehurazi ritualet me inskenime teatrale të personazheve të lashta.

Ceremonitë aktuale janë një riprodhim teatral i ritualeve të lashta ku marrin pjesë mijëra banorë indigjenë Cusqueños dhe njerëz nga shumë vende të botës.

FOTO GALERI
1/15
Rituali eshte nga me te shenjtet ne kulturen inkase

Top Channel