Paratë nuk e “joshin”, pas Allegrit një tjetër emër i madh refuzon sheikët nga Arabia Saudite

29/06/2023 15:20

Jose Mourinho mund të kishte zgjedhur rrugën e lehtë si pjesa më e madhe e lojtarëve që po transferohen në Arabinë Saudite për të përfituar shuma të majme parash.

Por, luzitani e refuzoi ofertën nga Lindja e Mesme teksa ishte klubi i Al-Hilal që tentoi transferimin e “The Special One”. Drejtuesit arabë ishin të gatshëm t’i ofronin luzitanit një pagë prej 26 milionë paund në sezon, por 60-vjeçari nuk u mendua gjatë dhe i refuzoi. Nëse Mourinho do të pranonte ofertën e Al-Hilal atëherë do të shndërrohej në trajnerin më të paguar në botë, por portugezi nuk u “josh”.

Mourinho mendon ende të shpenzojë kohë në futbollin europian dhe pavarësisht zërave që e lidhnin me një kalim te Paris Saint-Germain në Francë, pritet që të vijojë aventurën me Romën teksa me verdhekuqtë dhe tifozerinë romane ka krijuar një lidhje të ngushtë, duke i dhuruar italianëve trofeun e Conference League të fituar në Tiranë përballë Feyenoord, ndërsa koleksionon edhe një finale të Europa League.

Kujtojmë se Al-Hilal, po ia del shumë mirë në merkato duke transferuar emra si Kalidou Koulibali apo Ruben Neves, por në lidhje me trajnerët klubi po vuan të firmosë me një emër të madh duke qenë se pasi dështoi me Mourinhon, nuk mundi të bindë as Massimiliano Allegrin e Juventus./SuperSport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA