FIFA ka përditësuar renditjen e kombëtareve pas dueleve të muajit qershor. Shqipëria ka ngjitur tri pozicione falë fitoreve ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe në grupin E të eliminatoreve të Euro 2024.
Kuqezinjtë e Sylvinhos mbajnë vendin numër 65 në renditjen e FIFA-s. Por si ndryshon klasifikimi i rivalëve të kombëtares shqiptare?
Polonia ka zbritur 3 shkallë në sajë të humbjes surprizuese ndaj Moldavisë (3-2) duke u renditur aktualisht në vendin e 26-të.
Republika Çeke renditet e 37-ta, duke ngjitur një shkallë në krahasim me muajin e kaluar falë triumfit 0-3 ndaj Ishujve Faroe.
Moldavia ngjit plot 7 vende falë fitores me përmbysje kundër Polonisë, duke u renditur në vendin e 164-t.
Ndërkohë që Ishujt Faroe, që humbën në shtëpi me Çekinë dhe Shqipërinë, ndodhen në vendin e 129-të.
Top Channel