Macron mban mbledhje emergjence pas trazirave për ekzekutimin e 17-vjeçarit nga policia/ Prokuroria thotë ‘nuk ka justifikim’ (fotot)

29/06/2023 16:14

Nëna e të riut franko-algjerian që u ekzekutua nga një oficer policie në periferi të Parisit të martën, drejtonte sot një marshin ku kërkohej drejtësi, teksa protestuesit thërrisnin “policia vret”.

Demonstrata vjen pas trazirave të rënda mbrëmjen e vrasjes teksa presidenti Emmanuel Macron mbajti një mbledhje krize me ministrat për përhapjes së trazirave në Francë.

Policia bëri më shumë se 150 arrestime një natë më parë sipas ministrit të brendshëm Gerald Darmanin teksa zemërimi përhapej në qytetet të mëdha franceze me diversitet të gjerë etnik.

Epiqendra e trazirave ishte në Nanterre, një zonë e varfër në perëndim të Parisit ku ndodhi vrasja e17-vjecarit të identifikuar si Nahel.

Sot njerëzit dolën përsëri në rrugët e Nanterre kësaj here të udhëhequr nga nëna e Nahel, e cila mbante veshur një bluzë të bardhë me mbishkrimin ‘Drejtësi për Nahel’.

Ajo buzëqeshte, qante dhe përshëndeste njerëzit që e brohorisnin.

Shumë të tjerë që marshonin me nënën në zi mbanin veshur bluza të zeza me fytyrën e Nahel dhe mesazhe ku kërkohej dhënia e llogarisë për policët vrasës.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë, prokurori i Nanterre, Pascal Prache tha se bazuar në hetime paraprake ‘kushtet për përdorimin e armës nuk ishin përmbushur.’

Analizat ndaj Nahel nuk zbuluan gjurmë drogash apo alkooli në trupin e tij ndërsa polici vrasës tha se ishte trembur se mos goditej me makinë nga viktima para se ta qëllonte në kokë.

videon e konfirmuar të incidentit shihet polici i armatosur i trafikut që drejton pistoletën e tij  ndaj mercedesit të verdhë qe besohet se ishte marre me qera, duke thënë: “Do ta fus plumbin kokës”, dhe më pas dëgjohet përplasja ku Nael vdiq në vend mëngjesin e djeshëm.

Nëna e Nael fillimisht kërkoi të mos emërohej dhe tha: “Humba fëmijën 17-vjeçar, unë isha vetëm me të, ai ishte ende fëmijë, kishte nevojë për nënën”.

Policia kombëtare tha se ka hapur hetim për vrasje të mundshme të qëllimshme nga një person me post publik.

FOTO GALERI
5/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA