Këngëtari Rigels Rajku, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme, ku lokali në pronësi të të atit u përfshi nga flakët, hera e dytë kjo brenda një muaji.
Me anë të një postimi në “Instagram”, këngëtari ka publikuar një foto të kushëririt që dyshohet si autori i dy zjarrvënieve, për të cilin ka thënë se është rritur nga familja e artistit.
Ai shprehet që ky është një akt terrorist dhe se Eraldo, është një besimtar ektremist. Megjithatë këngëtari shprehet se nuk mund të krijojë urrejtje për një person me të cilin është rritur dhe se ja lë në dorë Zotit dhe drejtësisë të gjithë ngjarjen.
Postimi:
“Ky është Eraldo, i rritur nga familja ime qe në fëmijëri, Eraldo ndërroi fe, u bë një besimtar ekstremist, dhe kishte besime të forta se lokalet s’duhet të shesin alkool dhe se muzika është haram. Prandaj vendosi që të bëjë atë akt terrorist. Gjithsesi jeta vazhdon, unë dhe familja ime jemi të gjithë mirë. Uroj që Eraldo të bëhet më mirë dhe të kuptojë gabimin. Unë s’mund ta urrej sepse jam rrit me të, ia kam lënë në dorë Zotit dhe drejtësisë. The beautiful @zins_durres është shumë mirë dhe përherë do të jetë mirë. Ziliqar dhe keqbërës do të ketë përherë, por varet sa i fortë qëndron ti dhe se si e menaxhon situatën. Love you lil bro”- shkruan Noizy.
View this post on Instagram
Kjo është hera e dytë që lokalit të Noizyt i vihet zjarr i qëllimshëm. Zjarri në herën e parë të këtij muaji u njoftua nga vetë biznesi, ku fillimisht u tha se ka qenë si pasojë e një shkëndije elektrike, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Top Channel