“Dua Milanin”/ Kuqezinjtë sigurojnë “po”-në e mesfushorit holandez, detajet

29/06/2023 11:43

Drejtuesit e kuqezinjve po tentojnë edhe akordin me një lojtar tjetër të “Bluve të Londrës”: Christian Pulisic.

Ndërkohë, klubi italian ka bindur edhe Tijjani Reijnders për t’u bërë pjesë e skuadrës së Stefano Piolit.

24-vjeçari holandez luan si qendërmesfushor dhe mesfushor i avancuar. Dhe është pjesë e AZ Alkmaar në Eredivisie.

Reijnders zotëron një teknikë të mirë, por ka edhe shpejtësi dhe forcë të madhe fizike. Pavarësisht disa ofertave nga Premier League, ai preferon kalimin te Milani.

GDS shkruan se drejtuesit e klubit italian kanë arritur akordin me lojtarin tulipan. Kontratë 5-vjeçare dhe 1.7 milionë euro në sezon për Reijnders.

Tani duhet gjetur gjuha e përbashkët me AZ, që kërkon 18-20 milionë euro për të lejuar transferimin e mesfushorit drejt Serie A. Milani ka një avantazh, pasi Billy Beane, konsulent i Gerry Cardinales, pronarit të kuqezinjve, ka një pjesë të aksioneve në klubin holandez./SuperSport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA