Bankierja ruse 28 vjeçare bie për vdekje nga dritarja e apartamentit në Moskë (fotot)

29/06/2023 17:23

Kristina Baikova, e cila ishte zëvendës-presidente e bankës Loko Bank në moshën 28 vjeçare, mësohet se ka rënë në mënyrë misterioze nga dritarja e apartamentit të saj në Moskë mbrëmjen 23 qershorit.

28 vjeçarja kishte humbur jetën menjëherë pas rënies së pashpjeguar nga dritarja e apartamentit në bulevardin Khodynsky

Baikova besohet se ishte duke kaluar mbrëmjen me një mik të quajtur Andrei, i raportuar si një 34 vjeçar që po qëndronte me Kristinën në katin e 11-të.

Dëshmitari pretendon se Kristina e kishte ftuar për të pirë diçka me të para se ajo të shkonte pranë pragut të dritares dhe të binte poshtë papritur, shkruan rrjeti vendas BAZA.

Por mediat dhe versione të ngjarjeve të fundit në Rusi kanë ngritur dyshime për vdekje të shumta në rrethana misterioze të zyrtarëve të institucioneve të Moskës.

Janë disa “individë” të konsideruar si tradhtarë nga Kremlini që kanë humbur jetën në aksidente fatale apo rrethana të dyshimta.

Vitin që shkoi kreu i grupit energjitik rus Lukoil, Ravil Maganov, ra për vdekje nga dritarja e një hoteli.

Zhvillimi vjen gjithashtu pas një tentative të rralla grushti shteti në Rusi nga kreu i ushtrisë private Prigozhin, që tashmë është tërhequr dhe po mbahet nga autoritetet ruse në Bjellorusi.

Zyrtaret thane se hetimet vijojnë per vdekjen e fundit.

FOTO GALERI
2/7
Kristina Baikova, ishte zëvendës-presidente e bankës Loko Bank në moshën 28 vjeçare

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA