Arrihet akordi, Bayerni investon 70 mln € në Serie A

29/06/2023 09:27

Kim Min-jae ishte një ndër surprizat e bukura të Napolit në sezonin e fundit. Mbrojtësi potent nga Korea e Jugut, të cilin kampionët e Italisë e siguruan nga Fenerbahce për 18 milionë euro, bëri shumë mirë në vitin e parë në Itali.

26-vjeçari formoi një dyshe të fortë me Amir Rrahmanin në qendër të prapavijës, duke i dhënë forcë dhe siguri skuadrës së Napolit. Që dominoi kampionatin italian dhe meritoi fitimin e titullit kampion pas 33 vitesh.

Kim ka përfunduar në shënjestrën e Bayern Munchen, që pritet të shesë Lucas Hernandez te PSG-ja. Për lojtarin aziatik interesohej edhe Manchester United, por preferenca e tij janë kampionët e Gjermanisë.

Drejtuesit e Bayernit do të paguajnë klauzolën (70 milionë euro), teksa kanë arritur edhe akordin me agjentin e qendërmbrojtësit. Kim do të firmosë një kontratë 5-vjeçare me klubin bavarez.

Nga e cila do të përfitojë rreth 10 milionë euro neto në sezon. Ndërkohë që një komision të madh nga ky operacion do të fitojë edhe menaxheri i lojtarit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA