Një shqiptar i akuzuar për trafik kokaine në Itali ka fituar pafajësinë pas gjyqit që zgjati plot 15 vite.
41-vjeçari me origjinë nga Shqipëria së bashku me 3 bashkëatdhetarë të tjerë u vunë nën hetim nga Guardia di Finanza pas dyshimeve se merreshin me trafikun e kokainës në vitin 2008.
Ai u akuzua se kishte transportuar 12 kilogramë kokainë me ndihmën e një shqiptari tjetër, akuzë e cila doli e pavërtetë pas hetimeve.
Gjatë procesit gjyqësor avokati mbrojtës Giuliano Renzi tregoi pafajësinë e klientit të tij, duke faktuar se si kontaktet me korrierin kufizoheshin në disa telefonata dhe se i pandehuri thjesht kishte rastisur të kalonte rrugës në momentin e arrestimit.
Shqiptari pretendoi se kishte kontakte të rralla me anëtarin e tretë të grupit me të cilin takohej herë pas here për të shkuar në disko dhe se pas 15 vitesh e kishte të vështirë të mbante mend ato që kishin thënë gjatë telefonatave.
Prandaj, gjyqtarët e Bordit të Gjykatës së Riminit e shpallën të pafajshëm 41-vjeçarin.
Top Channel