Me qindra besimtarë myslimanë të të gjitha grupmoshave, në ditën e madhe të Kurban Bajramit kanë mbushur stadiumin e qytetit të Fushë Krujës, që në orët e para të mëngjesit.

Dy hoxhallarët Muharrem Vrana dhe Dritan Rrahmani kanë dhenë mesazhet e tyre për më shumë begati dhe harmoni për të gjithë besimtarët myslimane, “Paqja dhe besimi ne Zot janë virtytet e çdo njeriu, ndaj ne këtë dite te kremtimit te Kurban Bajramit falenderimet i takojnë Allahut.”

Në ambientet Xhamisë së Fushë Krujës në natën e Kurban Bajramit është shtruar iftar për fëmijët e këtij qyteti.

Top Channel