Qindra besimtare myslimanë falën Kurban Bajramin në qendër të Elbasanit.

Myftiu Agim Duka përcolli mesazhe të paqes dhe vëllazërisë, tolerancës dhe solidaritet më të vobektet dhe ata që kanë më shumë nevojë.

Islami, tha Duka, në këtë ditë të veçantë lobon për të drejtat e njeriut duke hedhur poshtë çdo akuze qe i bëhet për shkelje të të drejtave të njeriut.

Myftiu u bëri thirrje besimtarëve të njihen me Islamin për të njohurin vlerat që ai përçon.

Top Channel