Pastruesi ‘i nevrikosur’ fik frigoriferët e laboratorit duke shkatërruar dekada të tëra pune shkencore (fotot)

28/06/2023 17:39

Një punonjës i zemëruar sigurie raportohet se ka fikur super-frigoriferët e impjantit shkencor ku punonte, duke shkatërruar dekada të tëra punë shkencore, pasi ishte bezdisur nga mërmërima e tyre.

Laboratori i Institutit Politeknik Rensselaer (RPI) në Michigan, SHBA pësoi dëmin më të rëndë që mund të imagjinonte falë një punonjësi, çka bëri që universiteti të ngrejë padi ndaj kompanisë së pastrimit që e kishte sjellë aty.

Historia e pazakontë kishte nisur në fund të vitit 2020 kur pastruesi i paemeruar kishte nisur të bezdisej nga zhurma e vazhdueshme e super-frigoriferëve teksa bënte punën e tij, dhe kjo mund të kuptohet lehtë.

Kështu që për t’u qetësuar pak ai uli çelësat e aparateve pa e kuptuar se kishte fikur ngrirësen ku ruheshin dekada të tëra pune shkencore.

Rrjeti Times Union raportonte se ai kishte fikur ngrirësen ku mbaheshin qeliza të kultivuara, mostra dhe elementë të tjerë në temperaturë nën 45 gradë C.

Laboratori besohet se kryente kërkime mbi fotosintezën dhe zhvillimin e paneleve të sofistikuara diellore, por veprimi i pastruesit i kushtoi laboratorit rreth $1milionë në dëme, sipas padisë ndaj kompanisë së pastrimit.

Zhurma e alarmit që thuhet se bezdiste punonjësin ishte një funksion mekanik që lajmëronte për ruajtjen e temperaturës dhe riparim ishte parashikuar pas dy ditësh.

Madje në derën e frigoriferëve kishte dhe një tabelë ku shkruhej: “këtu nuk ka nevojë për pastrim. Shtyp buronin e alarmit për 5 sekonda për të hequr tingullin.”

Avokati i kompanisë Michael Ginsberg tha për rrjetin ‘Times Union’: “Sjellja e njerëzve dhe neglizhenca shkaktoi të gjithë këtë, për fat të keq u zhdukën rreth 25 vjet kërkime”.

Në padi thuhej: “Shumica e mostrave të ruajtura ishin kompromentuar, shkatërruar ose bërë të pariparueshme”.

Kompania e pastrimit kishte një kontratë $1.4 milionë në vit për punën në laboratorët e RPI kur ndodhi incidenti.

FOTO GALERI
1/3
Një punonjës i zemëruar sigurie raportohet se ka fikur super-frigoriferët e impjantit shkencor ku punonte, duke shkatërruar dekada të tëra punë shkencore, pasi ishte bezdisur nga mërmërima

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA