Në sheshin kryesor të qytetit e falën namazin e Kurban Bajramit besimtarët mysliman në Shkodër.

Ceremonia u udhëhoq nga zëvëndës myftiu i qytetit Arben Halluni, i cili në fjalën e tij tha se Kurban Bajrami është festë që meriton ti kushtohet vëmendje familjes dhe çdokujt që ka nevojë për ndihmën tonë.

Ne mesazhin e tij, ai uroi që kjo festë të shërbejë për të larguar konfliktet në vendet e luftës ne botë, ndërsa kërkoi t’i lutemi Zotit të na ruajë nga çdo fatkeqësi dhe ta ruajë këtë vend nga braktisja e pakuptimtë.

Top Channel