Arsenali i Londrës kompleton transferimin e parë të verës/ Kai Havertz vjen nga rivalët e Chelsea për €70 milionë (fotot)

28/06/2023 21:28

Skuadra e Arsenal duket se po ruan mentalitetin e sfiduesve të Premierligës teksa konfirmoi sot transferimin parë sensacional të sezonit me sulmuesin e kombëtares gjermane Kai Havertz, nga rivalët londinezë të Chelsea.

“Qëllimi ynë është të fitojmë trofe dhe unë dua të jap gjthçka për tifozët dhe të gjithë në këtë klub. Mezi pres të takoj shokët e skuadrës dhe stafin për të nisur përgatitjet para-sezonale”, ishin fjalët e para të gjermanit 24 vjeçar për klubin e ri.

Havertz erdhi të Chelsea nga klubi i Bayer Leverkusen për çmimin 75 milionë paundë në 2020 pasi shkëlqeu me skuadrën e Bundesliga.


Ai ka luajtur shumë ndeshje dhe me Chelsea në vijën e parë të sulmit teksa transferimi i tij duket se vjen prej rezultateve të dobëta të skuadrës së Premierligës sezonin që shkoi.

FOTO GALERI
1/3
Skuadra e Arsenal konfirmoi sot transferimin parë sensacional të sezonit me sulmuesin e kombëtares gjermane Kai Havertz, nga rivalët londinezë të Chelsea.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA