Vdes pushuesi që tentoi të pinte të gjithë 21 koktejlet falas në menunë e barit në Xhamajka (fotot)

27/06/2023 16:41

Një turist britanik që kishte shkuar me pushime me familjen në Xhamajka ka vdekur pasi tentoi të realizonte sfidën e pirjes së të gjitha 21 koktejleve falas në menunë e barit.

Timothy Southern raportohet se kishte mbaruar 12 nga koktejlet e ndryshme në menu dhe u kthye në dhomën e tij në hotelin Decameron Club Caribbean në qytezën Saint Ann, ku më vonë ishte gjetur i vdekur, raporton rrjeti britanik ITV News.

Një patolog në Kingston tha se 53-vjeçari nga Staffordshire në veri të Britanisë, kishte vdekur nga “gastroenteritis prej konsumit të alkoolit.”

Mjekja ligjore e Staffordshire, Emma Serrano vendosi se vdekja e tij erdhi nga alkooli, shkruanin mediat.

Hetimet fillestare mbi vdekjen e Southern se ai po pinte pije të forta alkoolike teksa ishte takuar me dy gra kanadeze dhe po festonte një ditëlindje.

Sipas raportimeve dy gratë duket se e kishin nxitur të kryente sfidën e 21-koktejleve si pjesë e celebrimit.

Ende nuk dihet se për sa kohë Southern kishte konsumuar 12 koktejlet.

Anëtarët e familjet që ishin në pushime me të tha se nuk arritën ta shpëtonin.

“Ai ishte shtrirë përmbys dhe nisi të kollitej. E vendosa në pozicion rekuperimi dhe thirrëm ambulancën me urgjencë, ai volli më pas por nuk u zgjua më”, tha një nga anëtarët e familjes së tij për autoritetet.

Familjarët thanë se grupet e ndihmës që erdhën ishin të papërgatitur për t’u kujdesur për njerëz në gjendje traume dhe nuk arritën ta shpëtonin.

“Një infermere që erdhi para ambulancës nuk bëri asgjë për Southern, ndërkohë temperatura e tij binte dhe unë nuk i gjeja më dot pulsin”, tha e afërmja e paidentifikuar.

“Në fillim ai kishte puls por nisi ta humbiste, unë e pashë në fytyrë dhe dukej që nuk ishte më i gjallë. Unë i thashë infermieres ‘Mos rri vetëm duke e parë, jepi ndihmë!’, por ajo i bëri vetëm disa shtypje në gjoks, ndoshta sikur të dinte çfarë po bënte ai mund të ishte ende gjallë”.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA