Fjongoja rozë nuk na kujton vetëm në muajin tetor për kancerin gjirit, por gjatë gjithë vitit duhen bërë kontrolle në mënyrë që sëmundjen vdekje prurëse mos ta kapim në stade të avancuara kur nuk na shpëtojnë as medikamentet.

Në rrjetet sociale ka nisur një fushatë interesante ku me një foto me fjongo ose thjesht me ngjyrën rozë postuar në  llogarite tona të kujtojmë çdo grua për një kontroll.

“Fushata ka nisur, ka gati një javë, dhe e ka çelur si gjithmonë ambasadorja e kauzës tonë, sopranoja e mirënjohur Ermonela Jaho. Kushdo që ka dëshirë mund të bëjë fotografi me një object me ngjyrën rozë. Mund të jetë një veshje, një kapele, syze, një pije, një libër. Këtë foto e ndanë në profilin e tij të Instagramit apo Facebook-ut, duke taguar të gjithë miqtë e tij apo të saj dhe ftuar ata që t’i bashkohen kësaj fushate. Me këto ne synojmë që njerëzit të rikujtohen për kujdesin, por edhe kushdo që ka dëshirë mund të përfitojë nga shërbimi psikologjik falas që YWCA-ja ofron”- tha Donika Goda nga Shoqata Kristiane e Grave Shqiptare.

Është konsideruar fushata e verës rozë, dhe synon  ndërgjegjësim të çdo gruaje për t’u kujdesur për veten.

“Ne kemi nisur që më 8 mars, me krijimin dhe shpërndarjen e disa historive njerëzore ku vetë zonja të prekura nga kanceri i gjirit tregojnë përjetimet e tyre. Tani duke qenë se jemi në sezonin e verës, kemi menduar që duke qenë se njërëzit janë më të relaksuar dhe mendojnë vetëm për të pushuar, duhet të kujtohemi që kemi nevojë të bëjmë kujdes nga rrezet e diellit dhe për të bërë kontrollet rutinë siç janë vizitat tek mjeku, ekografia apo mamo grafia”– u shpreh Goda.

Sipas statistikave 1 në 8 gra preket ng kanceri i gjrit në Shqipëri, por fatmirësisht 70% e tyre i mbijetojnë falë ndërgjegjësimit për kontrolle të shpeshta e për ta diagnostikuar në kohë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA