E PLOTË/ Starton edicioni i pestë i “Big Brother VIP”, 14 banorë bëhen pjesë të shtëpisë më të famshme në Shqipëri Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në Holandë ka marrë pjesë edhe në një darkë zyrtare të organizuar nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe kryeministri holandez, Mark Rutte për disa kryetarë shtetesh e qeverish nga vende anëtare të NATO-s, në vigjilje të Samitit të Vilnius më 11-12 Korrik.
Lajmi u konfirmua nga zyra e shtypit të Kryeministrisë, e cila ka shpërndarë edhe pamjet nga eventi.
Sakaq, në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin e Holandës, Belgjikës dhe Norvegjisë si dhe Presidenti i Rumanisë, Polonisë dhe Lituanisë, Rama si degustues i shkëlqyer i pjatave të ndryshme ka treguar edhe mbresat që i la ushqimi holandez.
“Është nderi i veçantë të jem këtu me ju. Nuk mund ta fsheh admirimin për ju, si thyesi i steriotipit për vendin tuaj ku nuk hahet mirë. Urime për darkën e shijshme”- tha Rama.
Top Channel