Presidenti i Këshillit Kombëtar i Austrisë Wolfgang Sobotka, ka mbajtur një fjalim ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë, ku theksoi mbështetjen e Austrisë për Shqipërinë.
Zyrtari i lartë austriak u shpreh se Austria do të jetë krah Shqipërisë në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Ai u shpreh se vëmendja e Be-së në këtë periudhë kohë është e spostuar nga Ukraina por sipas tij nuk duhen lënë pas vendet si Shqipëria që po punojnë për të arritur objektivat për anëtarësimin në BE.
Sobotka përshëndeti reformën në drejtësi dhe theksoi se vëmendja e popullit është tek demokracia dhe jo politikbërja prandaj kjo është fusha ku duhet punuar më shumë.
“Ne kemi qenë një vend i pushtuar nga nazistët dhe ti dilje ballë asaj historike ka qenë goxha e dhimbshme. Ne duhet të vazhdojmë të ripërpunojmë atë proces edhe pas viteve 90. Ne e kemi shumë të qartë që vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë pjesë e BE-së. Pamë që menjëherë vendet e anëtarësuara iu futën ën zemër të Europës dhe aty u ndërgjegjësuam për rolin e tyre. Parlamenti austriak dhe unë personalisht mendoj se e kemi shumë të qartë rolin tonë. Jam falënderues që jam sot këtu dhe që përuruam bashkë punishten e demokracisë. Sot në atë diskutim që patëm me ata fëmijë e pamë sa të interesuar janë ata. Demokracia jeton nga angazhimi i qytetarëve se gjëja më e thjeshtë është të shkojnë për të votuar por më e rëndësishmja është të mbahet ajo votë. Punishtja e demokracisë luan një rol shumë të rëndësishëm. Që nga 12 janari i këtij viti ne dalim dhe vizitojmë qytete të ndryshme dhe i tregojmë cila është puna jonë. Qytetarët gjithnjë e më tepër po e humbin besimin ndaj parlamentit por jo ndaj demokracisë dhe te kjo ujët të kapemi. Ju falënderoj shumë për krijimin e asaj punishteje të demokracisë, rezultatet e së cilët do i shohim ndër vite. 90% e qytetarëve tanë e mbajnë demokracinë si formën më të mirë të bërjes së shtetit. Besimi në demokraci nuk ka humbur ashtu si në politik bërje. Pamë në shumë sera bashkëpunimin tonë dhe për Austrinë është shumë i rëndësishëm anëtarësimi në BE i Ballkanit Perëndimor. Ju keni bërë një punë të rëndësishme të reformës në drejtësi. Rruga e duhur është ajo që ju çon në Bashkimin Evropian. Austria do ta përshpejtojë këtë gjë. Samiti i Berlinit që do të zhvillohet në tetor në Shqipëri është një mesazh i qartë i rrugës që ka zgjedhur Shqipëria drejt BE-së. Është e qartë që fokusi i BE-së ka lëvizur dhe është spostuar drejt BE-së por kjo nuk do të thitë që duhet ta nxjerrim Ballkanin nga fokusi. Ne do të bëjmë gjithçka që t’ju mbështesim. Kur bëhet fjalë për Europën të gjithë kemi një qëllim të përbashkët. Ne do ju mbështesim aty ku mundemi, do japim ekspertizën tonë e jemi të gatshëm t’ju ndihmojmë në këtë proces. Është një marrëdhënie e dyanshme që na ndihmon dy faljeve. Kërkoj angazhimin e parlamentarëve shqiptarë për konfliktin në Kosovë, na duhet kompromisi dje mundësia për ta përballuar në mënyrë diplomatike këtë konflikt. Duhet të motivohen të dy vendet e të shkojnë më shumë drejt dialogut. Plagët e hapura duhen shëruar dhe duhen marrë medikamentet e duhura për këtë gjë. Kërkoj kontributin tuaj në zgjidhjen e këtij tensioni. Është e rëndësishme të kemi një media të pavarur, dhe Shqipëri ka pak rrugë për të bërë këtë gjë, por mendoj ë do ecni shumë përpara, siç keni bërë në luftën kundër korrupsionit.”- tha Sobotka.
Top Channel