Kultivimi i bimëve të kokas në Peru arrin rekord të ri në 2022 (fotot)

27/06/2023 21:43
Gruaja kultivon koka ne Ayacucho, Peru

Komisioni anti-droga në Peru tha së fundmi se 95,000 hektarë tokë janë përdorur për të kultivuar bimën që prodhon kokainën, gjatë vitit 2022.

Kjo është një rritje prej 18 përqind në krahasim me vitet 2021 e 2022, për ingredientin parësor të kokainës, edhe pse bima është e ligjshme për qëllime tradicionale dhe përdoret si qetësues për sëmundjet në vend.

Por sipas llogaritjeve të fundit 90 e prodhimit të saj në Peru shkon për tregtinë ilegale të drogave.

Bazuar në të dhënat e 20 zonave të monitoruara, komisioni kombëtar anti-droga DEVIDA tha dje se kultivimi është në nivele rekord për dy dekadat e fundit thuhet në reportazhin e rrjetit Al Jazeera.

Kultivimi duket se kryhet kryesisht në tokat e mbrojtura të popujve indigjenë në fshatrat pranë kufirit me Brazilin e Kolumbinë.

Kreu i DEVIDA, Carlos Figueroa tha se tashmë Peruja dhe Kolumbia janë prodhuesit më të mëdhenj të gjetheve të kokainës pasi sipas të korrave aktuale llogaritet se gjethet kanë prodhuar rreth 800 ton kokainë në 2022.

Zona më e madhe peruane e kultivimit mbetet lugina e lumenjve Apurímac, Ene e Mantaro e cila përbën rreth 35,709 hektarë, sipas Figueroa.

Zona malore me xhungël është me masë sa shteti amerikan i Puerto Rico në qendër të luginës së Andeve, ku sipas autoriteteve trafikantët bashkëpunojnë me ish-elementë të grupeve rebele te stilit komunist ‘Rruga e Ndriçuar’.

Ndërsa kufijtë e Amazonës me Ucayali e Loreto, kanë avancuar kultivimin e tyre me 43 përqind e 34 përqind respektivisht, sipas Figueroa.

Trafikantët përgjatë kufijve shtetërorë janë të lindur me grupet e majta antiqeveritare FARC në Kolumbi, si dhe atë brazilian Komanda e Kuqe.

Dje në një konferencë koordinatorja e OKB për drogat, Luisa Sterponi, tha se kokaina peruane transportohet në Bolivi, Brazil, e më pas dërgohet në Evropë e Oqeani.

Peruja ka qenë në bisedime me SHBA për transferimin e mjeteve jo-luftarake për luftën kundër trafikut, kryesisht për interceptimin e avionëve të vegjël transportues të drogave.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA