E PLOTË/ Starton edicioni i pestë i “Big Brother VIP”, 14 banorë bëhen pjesë të shtëpisë më të famshme në Shqipëri
Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishin të ftuar Gersi dhe Arisa Çoçka, çifti që është pjesë e Forcave të Armatosura dhe prej 12 vitesh jetojnë një histori të bukur dashurie.
Ata treguan se u njohën në kohën kur Gersi ishte pedagog dhe Arisa studente. Një njohje e veçantë me ndjenja “urrejtje” nga ana e Asisës për sjelljen e rreptë të Gersit, por që më vonë rezultoi të ishte ndryshe.
Prej 4 vitesh ata janë bërë prindër të një vajze, Gloria, ndërsa nuk ngurruan të tegonin disa momente të vështirë në jetën e tyre. Arisa veçoi misionin e fundit të Gersit në Sudan, ku iu desh të qendronte vetëm me vajzën për 1 vit.
“Misioni i fundit përveç se ishte periudhë 1 vjeçare, ishte edhe Gloria, viroza pafund në atë kohë. Në një moment, Gloria duhet të merrte mjekim nga venat për shkak të një viroze dhe rastisa e veteme… Mjekët i vunë vigonat, vetë shpërtheva në lot dhe ajo më fshinte lotët. Aty e kërkova Gersin”, tha ajo ndërsa nuk mundi t’i mbante lotët.
Top Channel