Ish ambasadorja e SHBA-së në Tiranë ka reaguar përmes një postimi në Twitter, pas largimit nga Shqipëria.

Përmes një videoja me disa nga momentet e diplomates në Shqipëri, ajo shprehet se shqiptarët e pritën me bukë, kripë dhe zemër, ndërsa shpreson që e njëjta gjë të ndodhë edhe me ambasadorin e ardhshëm.

Largohem pas tre vitesh e gjysmë nga Shqipëria e bukur! Me krenari them se kam vizituar të 61 bashkitë dhe kam takuar mijëra shqiptarë, të cilët më kanë pritur me bukë, kripë dhe zemër të hapur. Shpresoj që të njëjtën mirësi dhe mikpritje t’i tregoni ambasadorit të ardhshëm. Faleminderit e mirupafshim!”, ka shkruar ajo.

Pas largimit nga detyra e ambasadores në Shqipëri, Kim do të mbajë detyrën e krye zëvendës ndihmës sekretares për Çështjet Evropiane në Departamentin Amerikan të Shetetit në Washington.

Diplomatja Yuri Kim do të ushtrojë detyrën e re zyrtarisht nga data 10 korrik. Ndërkohë pas largimit të ambasadores Kim diplomacinë amerikane në Tiranë do ta përfaqësojë David J. Kostelancik i cili ka shërbyer edhe më parë si diplomat në vendin tonë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA