Foto Ilustruese

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë.

Një 22-vjeçar me inicialet H.B., duke drejtuar motomjetin tip “Niponia”, ka aksidentuar një shtetase të mitur, rreth 11 vjeçe. Si pasojë e përplasjes kanë ngelur të dëmtuar të dy personat, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Aksidenti ndodhi rreth orës 20:30, në lagjen “Hajro Çakërri”, në vendin e quajtur “Xhamia”. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA