Ten Hag nuk e ka harruar, United në sulm për mesfushorin e Serie A
Por, mesa duket, rinovimi me bardhezinjtë është larg, dhe në fillimin e muajit korrik mesfushori francez do të dalë lojtar i lirë.
Sipas medieve britanike, kontaktet me Rabiot kanë nisur dhe trajneri Erik ten Hag e cilëson si një opsion të mirë për repartin e mesfushës.
Pasi këtë verë nga “Djajtë e Kuq” priten të largohen Fred, Donny van de Beek dhe Scott McTominay. Tekniku holandez dha dritën jeshile për të firmosur me francezin edhe sezonin e kaluar.
Por negociatat me agjenten, në këtë rast nëna e tij Veronique, nuk shkuan ashtu siç duhet. Pasi kërkesat për pagën sezonale ishin të larta.
28-vjeçari prej katër sezonesh është pjesë e Juventusit dhe në karrierën e tij ka qenë pjesë edhe e Paris Saint German dhe Toulouse.
Në rast se arrihet marrveshja me Manchester United për Rabiot do të jetë eksperienca e parë në Premier League.
Top Channel