Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti të hënën ka zhvilluar bisedë telefonike me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken.
Kurti dhe Blinken folën për gjendjen në katër komunat veriore të Kosovës, ndërsa kreu i qeverisë së Kosovës tha se për zgjedhjet e reja duhen paraprirë nga sundimi i ligjit.
Mes tyre u diskutuan edhe tensionet në veri të Kosovës, sulmi ndaj ushtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve.
Sipas mediave kosovare, Kurti i ka përmendur Blinkenit konfiskimin e armatimit dhe municionit në një makinë me targa të Beogradit.
“U fol për nevojën për zbatim të plotë, të sekuencuar drejt e pa kushte të Marrëveshjes Bazike të Brukselit, si dhe për lirimin e tre policëve të Kosovës të rrëmbyer nga Serbia në Leposaviq por pasi që atyre iu ngrit aktakuza e për çfarë Departamenti i Shtetit Amerikan i pari kërkoi lirim të menjëhershëm e pa kushte. Të dy u pajtuan që të mbeten në komunikim të rregullt e të dendur në funksion të paqes e sigurisë në Kosovë e drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë”, thuhet në njoftimin e qeverisë.
Top Channel