Rebelimi i Prigozhin, “shembet” rubla ruse: Putin, jo më i paprekshëm

26/06/2023 09:10

Zhvillimet e fundjavës në Rusi janë ndjerë të forta sot në tregjet financiare të vendit, që e tregtoi këtë mëngjes rublën në shkallën më të ulët të 15 muajve të fundit kundrejt dollarit amerikan.

Vlera e rublës ruse ra me 2.1 për qind kundrejt monedhës së gjerlbër. Më e ulët, ajo ka qenë vetëm në mars të vitit 2022, pak pas nisjes së agresionit të Moskës ndaj Ukrainës. Rubla nuk tregtohet gjatë fundjavës dhe e hëna ishte dita e parë e shkëmbimeve pas ngjarjeve të 24 qershorit, kur mercenarët e grupit Wagner, të kryesuar nga Yevgeny Prigozhinin, u nisën nga Ukraina drejt Rusisë e rrugës, morën kontrollin e qytetit të rëndësishëm jugor, Rostov-on-Don.

Edhe pse presidenti Vladimir Putin foli për kryengritje të armatosur, Prigozhini la të kuptohej se shënjestra e tij nuk ishte kreu i shtetit, por shefat e sektorit të mbrojtjes në Rusi. Rebelimi i Ëagnerit në fund zgjati më pak se 24 orë. Por kokteji toksik i xhelozisë, rivalitetit dhe ambicieve që e krijuan atë kishte muaj, në mos vite të tëra që ishte krijuar ngadalë. Armiqësia kryesore e Prigozhinit duket se ishte me krerët e ushtrisë së rregullt ruse – Sergei Shoigu dhe Valery Gerasimov. Pavarësisht kësaj megjithatë, analistë të shumtë mendojnë se kryengritja e Wagnerit nxori në pah dobësitë e sistemit sundues të Putinit.

Këto zhvillime sipas tyre, dëshmojnë se modeli i Putinit i ushtrive private dështoi. Ushtritë private funksionojnë mbi bazën e besnikërisë dhe nënrendimit në sistemin ekzistues. Se sa mund të pavarësohen grupime të tilla duke rrezikuar vetë sistemin, këtë e treguan shumë qartë zhvillimet e së shtunës.

Nga ana tjetër, brenda më pak se 24 orësh trupat e Prigoshin, sipas të dhënave të veta iu afruan Moskës rreth 200 km dhe nuk ndeshën në ndonjë rezistencë të madhe. Kjo nxori në pah dobësinë e ushtrisë së rregullt dhe shërbimeve informative ruse. Sipas të dhënave në media, shërbimet sekrete amerikane para disa ditësh kanë mësuar për përgatitje të caktuara dhe kanë informuar anëtarët e kongresit amerikan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA