Ra nga lartësia teksa eksploronte “Syrin e Ciklopit”, blutë e Tiranës i vijnë në ndihmë turistit çek

26/06/2023 20:48

Një turist çek ka mbetur i dëmtuar pasi ra nga lartësia në një zonë me terren të vështirë, në Krrabë.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se 61-vjeçari me inicialet V.SH. u dëmtua gjatë eksplorimit të natyrës, në vendin e quajtur “Syri i Ciklopit”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Fnsh Tiranë, pas marrjes së njoftimit, menjëherë kanë organizuar punën për t’i ardhur në ndihmë 61-vjeçarit.

Falë ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë dhe shërbimit mjekësor është bërë e mundur nxjerrja e shtetasit të dëmtuar, dhe dhënia e ndihmës së parë. Për shkak të terrenit mjaft të vështirë, turisti çek është transportuar me barrelë deri në rrugën e makinave.

Policia e Tiranës është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe vizitorëve, dhe i fton ata që për çdo problematikë që mund të hasin, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112″– thuhet në njoftim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA