Putin nuk do të shkarkojë ministrin e mbrojtjes Shoigu, antagonistin kryesor të kreut puçist të Wagner (fotot)

26/06/2023 16:09

Kreu i ushtrisë mercenarë ruse Wagner, Yevgeny Prigozhin është paralajmëruar dje ndaj atentateve të mundshme pas arritjes së marrëveshjes së papritur të amnistisë me Kremlinin, pas tentativës sensacionale të rebelimit ndaj Kremlinit në fundjavë.

Pas përplasjeve me forcat e ushtrisë së rregullt ruse gjatë rrugës së tyre drejt Moskës, Prigozhin kishte dhënë urdhrin e ndalimit të marshimit, sipas raportimeve, pasi sipas tij ishte arritur marrëveshja “për parandalimin e gjakderdhjes”.

Sipas kushteve të marrëveshjes Prigozhin do të largohet drejt Bjellorusisë dhe nuk do të ndiqet penalisht, por nuk do të drejtojë grupin e fuqishëm ushtarak Wagner.

Por megjithë marrëveshjen një ish-drejtor i CIA tha dje se ushtarake “duhet të bëjë kujdes kur qëndron në dritare të hapura” duke iu referuar tentativave të mundshme të atentateve.

Ish-kreu i CIA-s David Petraeus tha për rrjetin CNN se rusët që kanë vdekur në rrethana të paqarta si ato të rënieve nga dritaret kishin kontradikta të ngjashme me pushtetin.

“Prigozhin ka ruajtur jetën por humbi grupin Wagner. Tani ai duhet të ketë kujdes kur qëndron pranë dritareve të hapura në Bjellorusi,” tha Petraeus.

Sot Moska transmetonte dhe imazhe të antagonistit kryesor të Wagner, ministrit aktual të mbrojtjes në Rusi, Sergei Shoigu që inspektonte trupat, ndoshta për të rekuperuar formën e ushtrisë nga trazirat e shkaktuara nga tentativa e rebelimit ushtarak.

Paraqitjet e Shoigut duket se janë mesazhi i Putin që thotë se nuk do të shkarkojë ministrin e brendshëm, megjithë akuzat dhe kërkesën e ish-kreut të fuqishëm të Wagner.

Në një video të postuar online, një grup të burgosurish dënonin vendimin e tërheqjes së  Prigozhin pasi trupat e tij tashmë mund të përballen me hakmarrje nga ushtria e Kremlinit.

Sipas raportimeve disa dënime kundër trupave të Prigozhin kanë nisur teksa sipas Radio Liberty, publicisti rus Mikhail Serenko u ndalua dje në Volgograd si i dyshuar në ndihmë ndaj rebelimi të Prigozhin.

Ndërsa aleatët e Putin kërkonin që Prigozhin t’i jepej “një plumb kokës”.

Deputeti rus, ish-gjeneral Andrey Gurulev tha se si kreu i Wagner ashtu dhe drejtuesi i dytë i ushtrisë mercenare Dmitry Uktin duhet tëmarrin të njëjtin dënim.

“Një plumb në ballë do të mjaftonte për njerëzit e puçit të së shtunës, ky do të ishte shpëtimi i vetëm Prigozhin, dhe Utkin,” tha ai.

68 vjeçari Shoigu, akuzohej nga Prigozhin se nuk përmendte me qeverinë arritjet luftarake të Wagner dhe merrte për vete meritat e avancimeve në Ukrainë.

Megjithë shfaqjen e tij në kontroll të lotë të trupave ushtarake, zhurmat në Moskë flasin se  Putin, po bën gati guvernatorin e Tula, Alexei Dyumin, si ministër të ri të mbrojtjes, shkruan rrjeti britanik Daily Mail.

Agjencitë ruse të sigurisë raportonin sot për gjendje të qetë në vend dhe regjimi anti-terror është reduktuar pas avancimit të trupave Wagner drejt Moskës.

Hetimi kriminal ndaj Prigozhin mbetet i hapur, njoftonin mediat ruse.

FOTO GALERI
2/9
Sot Moska transmetonte dhe imazhe të antagonistit kryesor të Wagner, ministrit aktual të mbrojtjes në Rusi, Sergei Shoigu që inspektonte trupat

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA