Një punonjës i aeroportit ka vdekur pasi u thith nga një motor avioni pasagjerësh në Teksas.
Punonjësiishte duke shkuar tek porta e avionit në momentin kur u thith nga motori që ishte ndezur.
Punëdhënësit e punëtorit thonë se një hetim fillestar tregon se incidenti nuk kishte lidhje me procedurat e sigurisë, por ende nuk është e qartë se si ndodhi. Një hetim po kryhet edhe nga një agjenci qeveritare.
Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit tha se kishte qenë në kontakt me Delta Air Lines dhe ishte duke mbledhur informacione.
Avioni, mbërriti në San Antonio të premten mbrëma nga Aeroporti Ndërkombëtar i Los Anxhelosit.
“Nga hetimi ynë fillestar, ky incident nuk kishte lidhje me proceset operative të Unifi, procedurat e sigurisë dhe politikat”, tha kompania ajrore.
Top Channel