27/12 21:50
Borussia Dortmund është shumë afër firmës me Felix Nmecha, i cili është pjesë e Wolfsburgut. Ndërkohë që ka dalë nga akademia e Manchester City.
Mesfushori ofensiv, i cili mund të luajë edhe në të majtë të mesfushës, debutoi me kombëtaren e Gjermanisë në miqësoren ndaj Belgjikës. Sfidë që u luajt gjatë muajit mars.
22-vjeçari regjistroi 3 gola dhe 6 asiste gjatë sezonit të fundit me “Ujqit”, me të cilët ka edhe dy vite kontratë.
Për lojtarin e lindur në Hamburg, interesohet edhe Manchester United. Por e ardhmja e tij pritet të jetë në “Signal Iduna Park”.
Nmecha cilësohet si zëvendësuesi i Jude Bellingham nga nënkampionët e Gjermanisë, të cilët po merren me detajet e fundit të transferimit./ Supersport
Top Channel