Paqartësi te Kukësi/ Të rinjtë shpresa e vetme, Hallaçi programon përgatitjet

26/06/2023 11:43

Kukësi nis këtë javë përgatitjet për sezoni e ri, por ndryshe nga çdo edicion tjetër në dekadën e fundit, verilindorët janë në momentin e tyre më të vështirë.

Skuadra është gati e shpërbërë, ku pjesa më e madhe e titullarëve janë larguar.

Klubi ka rinovuar vetëm me Altin Bytyçin, ndërkohë që akoma nuk e ka zyrtarizuar akordin e ri me qendërmbrojtësin.

Sa u takon lëvizjeve të tjera, ende nuk ka patur asnjë njoftim. Por mësohet se nga kjo e hënë nisin përgatitjet me trajnerin Rrahman Hallaci që ka programuar seancën e parë stërvitore.

Pjesa më e madhe e lojtarëve do të jenë nga skuadra e 21-vjeçarëve të vitit të shkuar. Familja Gjici investon prej më shumë se 10 vitesh te Kukësi, por ngjarjet e fundit kanë turbulluar ujërat.

Presidenti i Nderit, Safet Gjici është nën hetimin e SPAK dhe pak ditë më parë prokuroria ka nënshkruar një urdhër arresti për të. Ndërkohë që ish-kryetari i Bashkisë ka qenë personi me më shumë influencë në ekip.

Në një situatë të tillë mësohet se skuadra do të ndërtohet pa shumë shpenzime, me ata pak lojtarë që janë nën kontratë. Ulja e shpenzimeve në një situatë të tillë duket e pashmangshme.

Me Kukësin që është një kantier ndërtimi, e në anën tjetër do të ketë një skuadër të rinjsh. Me shpresën se lojtarët e akademisë, mund të bëjnë që në sezonin e ri ekipi verilindor të dhurojë një paraqitje dinjitoze. /Supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA