Janë zbuluar dëshmitë e Safet Gjicit dhe Alma K. në lidhje me videoskandalin e ndodhur në bashkinë e Kukësit.
Gazetarja Anila Hoxha ka siguruar fjalët e Gjicit, i cili gjatë seancës ka thënë se nuk ka kryer asnjë krim por ka rënë në kurth. Ai ka kërkuar ndryshim mase dhe jo arrest me burg.
Nga ana tjetër Alma.K ka deklaruar se e ka bërë videon për t’u mbrojtur në rast se Gjici e ngacmonte, pasi në takimin e tyre të parë, sipas saj, Gjici e ka ngacmuar.
Avokati i Gjicit kërkoi ndryshim mase nga arrest në burg në një dënim më të lehtë, sepse sipas avokatit Gjici nuk është i rrezikshëm, ka aktivitete biznese dhe nuk ekziston rreziku i marrjes se provave.
Safet Gjici: Nuk kam kryer krim. Rashë në kurth. E kam dënimin për atë që bëra. Jam dakord me qëndrimin e avokatit. Kërkoj ndryshim mase.
Kjo kërkesë e Gjicit nuk u pranua nga gjykata.
Alma K: E bëra ngaqë më ngacmoi gjate takimit herën parë, vendosa ta filmoja. E bëra për tu mbrojtur.
E kishte vështirë të dilte nga automjeti i policisë në prani të medias, ndaj dhe policia e ndihmoi duke e afruar sa më shumë me derën e gjykatës. Gruaja e akuzuar për korrupsion për shkak të video skandalit me ish kryebashkiakun e Kukësit, e mbuloi fytyrën me një çantë.
Ishte e qartë se për gruan e identifikuar si Alma, ishte po aq e rëndë përballja me publikun, sa edhe me gjykatën e posaçme e cila e la nën masën arrest shtëpie.
Safet Gjici ish kryebashkiak i Kukësit , deri në momentin e shpërthimit të videos është po ashtu i dyshuar për korrupsion. Megjithatë ai këmbënguli se ra në një kurth dhe se e kishte marrë dënimin. Por për gjykatën, Gjici duhet të qëndrojë nën arrest me burg, pasi sipas prokurores së SPAK, Manjola Kajana në zyrat e bashkisë i dyshuari fitoi favore seksuale në këmbim të një tenderi .
Top Channel