Milani rrit ofertën, mposht Realin e Barçën për talentin turk

26/06/2023 11:12

Milani ka vendosur të investojë te Arda Guler një pjesë të parave të arkëtuara nga shitja e Sandro Tonalit te Newcastle, për shifrën e 70 milionë eurove.

Kuqezinjtë janë të bindur për cilësitë e talentit turk, që në shkurt festoi ditëlindjen e 18, por që luan prej dy sezonesh në Superligën turke me Fenerbahcen.

Klauzola e Arda Guler është 17.5 milionë euro dhe në garë për talentin turk janë edhe klube të mëdha si Reali I Madridit e Barcelona, megjithatë duket se Milani është më përpara në negociata.

Mediat italiane raportojnë se kuqezinjtë kanë ofruar të paguajnë plot 22 milionë euro, për të thyer konkurrencën për Guler, i cili nga ana tjetër pritet të firmosë për 5 vite dhe të përfitojë një pagë prej rreth 2 milionë eurosh në sezon.

Arda Guler ka miratimin e Stefano Piolit, pasi di të përshtatet në disa role në fushë, qoftë si fantasist, qoftë si sulmues krahu, ndaj kuqezinjtë po nxitojnë ta sjellin në Milano.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA